Kriza politike, Bumçi: Nuk ndryshojmë kursin tonë, njerëzit janë aty me ne

Publikuar tek: politike, më 22:04 12-07-2019 Kriza politike, Bumçi: Nuk ndryshojmë kursin tonë, njerëzit janë aty me ne

Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi thotë se opozita nuk do të ndryshojë kursin e vet dhe ëshë e vendosur që të vazhdojë aksionin e saj kundër qeverisë Rama.

'Absolutisht shkaktari i krizës do të largohet. Ne do të donim të ishte larguar, do kërkojë pak më shumë kohë, por asgjë nuk vjen pa mund dhe durim. Ne do të donim që kriza të zgjidhej për 3 muaj, do kërkojë 5 muaj, 6 muaj. Ne nuk do ndryshojmë nga kursi jonë, njerëzit tregojnë që janë aty', tha Bumçi në Ora Neës.

Më tej, ish-deputeti tha se dhe ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës, duke mbështetur lëvizjet e tyre.

'Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare. T'ju them zërat pro nesh. Kemi DASH që në dy raporte brenda këtij viti, ka nxjerrë dy raportet më kritike për Shqipërinë. I pari në fillim të vitit në shkurt për trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave dhe ai djeshmi për klimën e biznesit. Dy raporte me kritike nuk ka pasur kurrë. Ne i ndajmë këto raporte.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069770812988281
array(1) { ["section"]=> string(78) "kriza-politike-bumci-nuk-ndryshojme-kursin-tone-njerezit-jane-aty-me-ne-172028" }