Kriza politike, Bushati nuk kursehet me palët: Duhet përgjegjshmëri...

Publikuar tek: politike, më 08:06 20-05-2019 Kriza politike, Bushati nuk kursehet me palët: Duhet përgjegjshmëri...

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga publikim i raportit vjetor nga ana e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nënvizon se nuk është ky hapi ku Tirana duhet të përqendrojë vëmendjen.

Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati ka theksuar se në këtë moment fokusi ynë kryesor duhet të jetë sigurimi i konsensusit brenda vendeve anëtare në mënyrë që Shqipërisë t’i jepet data.

“Ne jemi në kushtet kur pritshmëria kryesore duhet të jetë për datën dhe jo më për raportin. Duhet të kujtoj që Maqedonisë së Veriut të nga 2009 nuk i ka munguar një rekomandim nga Komisioni Europian që shoqëronte Raportin e Progresit apo raportin vjetor, dhe në një dekadë pavarësisht se kishte në mënyrë të përvitshme përsëritjen e rekomandimit, nuk e pati të mundur të fillonte bisedimet për anëtarësim. Prandaj në këtë moment fokusi ynë kryesor duhet të jetë sigurimi i konsensusit brenda vendeve anëtare në mënyrë që Shqipërisë t’i jepet data”, tha Bushati.

Gjatë intervistës, ish kreu i diplomacisë është ndalur edhe tek situata politike në vend, për të cilën ka kritikat e tij. Ish-ministri i jashtëm bën apel për përgjegjshmëri të brendshme.

“Sigurimi i konsensusit tek vendet anëtare, bazuar tek përsëritja e një rekomandimi që do të vinte nga Bashkimi Europian, do duhet të shoqërohet dhe më përgjegjshmëri politike që do duhet të vij nga Shqipëria”, nënvizoi Bushati.

Komisioni Europian pritet të publikoje Raportin Vjetor më 29 maj ku edhe do të mësohet nëse Shqipërisë do ti jepet rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02574896812439
array(1) { ["section"]=> string(72) "kriza-politike-bushati-nuk-kursehet-me-palet-duhet-pergjegjshmeri-164934" }