Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i ftuar në rubrikën 'Opinion' në Neës 24 ka folur për vendimin e parlamentit holandez, për të votuar pro rikthimit të vizave për vendin tonë.
Ndër të tjera Cakaj i pyetur për situatën politike në vend, ka zgjedhur të kursehet maksimalisht.
Cakaj është shprehur se Shqipëria ka nevojë për dy dialogje, dialogun e jashtëm dhe dialogun e brendshëm.
Sipas Cakaj, kriza aktuale prodhon një problem të trefishtë.
'Unë do të kursehem maksimalisht për komentent politike në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për dy dialogje, dialogun e jashtëm dhe dialogun e brendshëm. Kriza aktuale prodhon një problem të trefishtë. Nuk i kontribuon imazhit pozitiv të Shqipërisë, reformave të nevojshme dhe hapjes së negociatave. Pavarësisht kësaj situate Qeveria nuk do heqë dorë për hapjen e negociatave. Ne presim një rekomandim pozitiv. Ky proçes është sfidues për ne dhe nuk do të thotë që ne do të mbetemi këtu', tha Cakaj.