Kriza politike dhe anullimi i zgjedhjeve, ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Metës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:07 13-06-2019 Kriza politike dhe anullimi i zgjedhjeve, ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Metës

Teksa vendi ndodhet në krizë të thellë politike, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ka shkuar në presidencë për të takuar presidentin Ilir Meta.

Ambasadorja në detyrë e SHBA, Moses-Ones ka mbërritur prej disa minutash në institucionin e kreut të shtetit.

Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë vendimi i Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike.

Ndërkohë pjesë e diskutimit pritet të jetë dhe vendimi i maxhorancës për shkarkimin e Presidentit me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës.

Disa ditë më parë Meta, anulloi zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor, ndërkohë nga ana tjetër kryeminsitri Edi Rama shprehet i vendosur se zgjedhjet do të bëhen.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026644945144653
array(1) { ["section"]=> string(88) "kriza-politike-dhe-anullimi-i-zgjedhjeve-ambasadorja-e-shba-i-shkon-ne-zyre-metes-168040" }