Kriza politike, Fevziu: Jemi në momentin më të rrezikshëm, në 1997 shkuam në luftë...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 27-05-2019 Kriza politike, Fevziu: Jemi në momentin më të rrezikshëm, në 1997 shkuam në luftë...

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i ftuar këtë të hënë në emisionin 'Ditë për Ditë', në Tv Klan.

Ai ka folur për situatën politike dhe për krizën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Fevziut, Shqipëria ndodhet në momentin më të rrezikshëm të mundshëm dhe gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos

Më tej, gazetari e ka përmendur një rast nga viti 1997, ku vonesa prej 6 ditësh e çoi vendin në luftë.

'Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos. Sepse kjo do shkojë në një marrëveshje. Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë. Negociatat nisën më 26 Shkurt dhe  u mbyllën me 6 Mars. Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 Shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 Mars. Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë', tha Fevziu

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027447938919067
array(1) { ["section"]=> string(86) "kriza-politike-fevziu-jemi-ne-momentin-me-te-rrezikshem-ne-1997-shkuam-ne-lufte-165890" }