Kriza politike, Meta ultimatum nga Skrapari: Të reflektohet URGJENTISHT

Publikuar tek: politike, më 12:31 15-05-2019 Kriza politike, Meta ultimatum nga Skrapari: Të reflektohet URGJENTISHT

'Kriza politike po dëmton ekonominë', kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta, teksa ka zhvilluar një vizitë në Skrapar.

Mes të tjerash Meta shprehet se më së shumti kjo krizë po ndikon negativisht tek turizmi, ndërsa bën thirrje për reflektim urgjent mes palëve.

"Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë.", shkruan Meta.

Kujtojmë se ditën e djeshme për të njëjtën situatë foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se protestat e opozitës po ndikojnë tek turizmi, pasi operatorët i ishin ankuar se ka ulje të rezervimeve në hotelet e vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071508884429932
array(1) { ["section"]=> string(76) "kriza-politike-meta-ultimatum-nga-skrapari-te-reflektohet-urgjentisht-164415" }