Kriza politike në Shqipëri, Kryemadhi takim me zyrtarin e DASH

Publikuar tek: politike, më 14:43 13-11-2019 Kriza politike në Shqipëri, Kryemadhi takim me zyrtarin e DASH Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe zyrtari i DASH David Kostelancik

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një vizitë jozyrtare në SHBA, lidhur me situatën politike në shqipëri.

Ditën e sotme, kryetarja e LSI ka takuar Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit David Kostelancik. Në një postim në Facebook, Kryemadhi zbulon se kanë biseduar dhe kanë shkëmbyer ide për daljen nga kriza politike.

“Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës”, shkruan politikania.

Gjatë ditëve të fundit, Kryemadhi ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë ndërkombëtarë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076119899749756
array(1) { ["section"]=> string(68) "kriza-politike-ne-shqiperi-kryemadhi-takim-me-zyrtarin-e-dash-185753" }