Kriza politike/ Nxehet keq Meta: Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, Parlamenti nuk funksionon, në vitin 2008...

Publikuar tek: politike, më 11:11 22-05-2019 Kriza politike/ Nxehet keq Meta: Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, Parlamenti nuk funksionon, në vitin 2008...

Presidenti Ilir Meta si asnjëherë më parë ka folur me tone të ashpra lidhur me krizën politike në vend. Meta dha mesazhe të forta lidhur me aktualitetin, ndërsa u ndal edhe fraza e lakuar më shumë së fundmi nga qeveria, mos shtyrja e zgjedhjeve për shkak se shkelet kushtetuta.

Sipas Presidentit Kushtetetua është shkelur njëherë në vitin 2008. Po ashtu Meta u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se nëse do të ishte sukses vendi nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Metës:

Koha po ikën, kanë kaluar 30 vite ende kemi probleme të mëdha. Kemi krizë serioze në Shqipëri që nuk mund të shmagemi brenda së cilës duhet të sillemi me shumë përgjegjësi së pari për qytetarët.U bë një kushtetutë e jashtëzakonshme për të parandaluar një 97 për të menaxhuar kriza të dala jashtë kontrollit. Në vitin 2008 mos harrojmë për 2 ditë një kushtetutë e bërë me aq debate ia hoqëm të gjitha pikat. Kontroll balancë llogaridhënie dhe kaluam nga një sistem parlamentar në një sistem të mbyllur partiak. Parlamenti nuk është se nuk është funskional se dy partitë e opozitëa në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet por ka qenë jo funskional edhe kur kanë qenë ata.

Për reformën në drejtësi. Po bëhen 3 vite nga miratimi me konsensus në Kuvend dhe nuk do të them është sukses apo dështim, por nëse do ishte sukses Shqipëria në asnjë minutë nuk do ishte pa gjykatë kushtetuese. Kur isha kryetar Kuvendi thashë po patjetër por kujdes se mund të cënohet Gjykata Kushtetuese.

Dy herë janë hedhur shortet e KED, kur kam qenë unë kryetar Kuvendi dhe më pas në 2017 kur isha Presidenti që është institucioni kryesor. Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithcka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë si president duke ditur dështimin e parë, kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius, por më thanë se nuk mund të jenë të pranishëm pasi është mision teknik. Kam folur hapur por ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Duhet të unifikojmë një qendrim të përbashkët se jemi në një situatë ekstraligjore që të mos kemi debate

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083379745483398
array(1) { ["section"]=> string(106) "kriza-politike-nxehet-keq-meta-vendi-pa-gjykate-kushtetuese-parlamenti-nuk-funksionon-ne-vitin-2008-165249" }