Kriza politike/ Rama dhe Meta takohen në Prishtinë, kryeministri i 'kapardisur', presidenti me kokën ulur në celular

Publikuar tek: politike, më 12:05 12-06-2019 Kriza politike/ Rama dhe Meta takohen në Prishtinë, kryeministri i 'kapardisur', presidenti me kokën ulur në celular

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë sot bashkë në Prishtinë me rastin e ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në këtë ceremoni marrin pjesë personalitete të mëdha, duke përfshirë edhe ish-presidentin Bill Clinton.

Ndërkohë, përpos përplasjeve të ashpra së fundmi në këtë moment të veçantë për Kosovën nuk kanë munguar as dy liderët e Shqipërisë.

Ndërsa Rama duket i kapardisur me duart të kryqëzuara dhe syze dielli, i vëmendshëm ndaj fjalës së Hashim Thaçit, Meta nga ana tjetër duket se nuk e ka mendjen aspak tek fjalimi i presidentit të Kosovës dhe është kapur nga kamerat me kokën ulur në celular.

Sakaq, nuk dihet nëse përpos takimit formal në këtë ceremoni mes dy liderëve do të ketë edhe një takim të 'fshehtë' që lidhet me krizën politike në Shqipëri.

gagggagagagaggagagag.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028898000717163
array(1) { ["section"]=> string(118) "kriza-politike-rama-dhe-meta-takohen-ne-prishtine-kryeministri-i-kapardisur-presidenti-me-koken-ulur-ne-celular-167927" }