KRIZA/ Rudina Hajdari propozon ndërmjetësimin e një tryeze politike, SULMON hapur Metën: Përfaqëson vetëm LSI

Publikuar tek: aktualitet, më 07:35 09-04-2019 KRIZA/ Rudina Hajdari propozon ndërmjetësimin e një tryeze politike, SULMON hapur Metën: Përfaqëson vetëm LSI

Deputetja Rudina Hajdari e ftuar mbrëmë në emisionin 'Open' bëri deklaratën e fortë.

Hajdari u shpreh se është gati të marrë rolin e ndërmjetëses për të ulur palët politike në një tryezë, për të negociuar tejkalimin e ngërçit, siç tha ajo.

“Ajo që propozoj unë është të fillohet nga partitë politike, të demokratizohen fillimisht ato, pasi nuk mund t’i kërkohet popullit të flitet për demokraci, ndërkohë që disa palë nuk pranojnë uljen për dialog në një tryezë”, tha Hajdari.

E pyetur nga gazetarja Anila Basha, nëse nga nesër do të organizohet një tryezë politike dialogu, a do të kishte një ulëse në emër të Rudina Hajdarit mes atyre të palëve të tjera politike në Shqipëri, deputetja u përgjigj: “Po sigurisht që do ketë edhe një vend për mua, sepse unë po i ftoj ata të ulen për dialog. Ata nuk duan të ulen, unë po i ftoj”, tha Rudina Hajdari.

Po ashtu deputetja sulmoi hapur kreun e Shtetit, Ilir Meta. Ajo vuri theksin se kërkon dialog duke sulmuar Metën se nuk përfaqson të gjitha partitë që të kërkojë dialog. Deputetja shtoi më tej se Presidenti Meta nuk përfaqëson më të gjitha partitë por përfaqëson vetëm një parti politike duke iu referuar LSI.

Ndërkaq, sa i përket së ardhmes së opozitës së re, Hajdari tha se nuk ka aspak për qëllim që të vihet në krye të grupit të ri parlamentar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0055310726165771
array(1) { ["section"]=> string(113) "kriza-rudina-hajdari-propozon-ndermjetesimin-e-nje-tryeze-politike-sulmon-hapur-meten-perfaqeson-vetem-lsi-159697" }