Kroacia hap plotësisht kufijtë me 10 vende, kushte për turistët e huaj

Publikuar tek: rajon, më 09:51 31-05-2020 Kroacia hap plotësisht kufijtë me 10 vende, kushte për turistët e huaj Foto ilustruese

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë miratoi një vendim për heqjen e ndalimit të përkohshëm të vendkalimeve kufitare të Republikës së Kroacisë për 10 shtete.

Qytetarët e këtyre 10 shteteve nuk do të duhet të dëshmojnë arsyen e hyrjes së tyre në Kroaci, ndryshe nga qytetarët e shteteve të tjera.

Shtetasit nga këto dhjetë vende do të jenë në gjendje të hyjnë nën të njëjtat kushte si para shpërthimit të COVID-19, por me kontroll epidemiologjik, dhe me detyrimin për të respektuar rregullat e distancimit social.

"Sipas analizës sonë krahasuese të situatës epidemiologjike, ato janë vendet me përparim të ngjashëm me Kroacinë ose tendencat janë të tilla që ne mund të marrim një vendim të tillë dhe të mundësojmë ardhjen e qytetarëve të atyre vendeve gjatë sezonit turistik", tha Kryeministri Andrej Plenkovic.

"Ndërsa situata përmirësohet, grupi i vendeve, qytetarët e të cilëve mund të vijnë në Kroaci do të zgjerohen", shtoi ai.

Kur qytetarët e këtyre shteteve anëtare hyjnë në Republikën e Kroacisë, hyrja e tyre do të regjistrohet me mbledhjen e të dhënave shtesë (vendi i destinacionit, numri i telefonit celular dhe adresa e postës elektronike), për shkak të nevojës së mundshme për kontakt për arsye epidemiologjike, thuhej në deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092480182647705
array(1) { ["section"]=> string(76) "kroacia-hap-plotesisht-kufijte-me-10-vende-kushte-per-turistet-e-huaj-208481" }