Kroacia pushtohet nga zjarret, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Publikuar tek: rajon, më 16:38 19-07-2017 Kroacia pushtohet nga zjarret, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Prej disa ditësh, Kroacia është nën pushtetin e flakëve dhe institucionet qeveritare në vend janë vënë në qendër të kritikave për mos marrjen e masave efiçente.

Më i kritikuari gjatë këtyre ditëve ka qenë ministri kroat i Mbrojtjes i cili është dhe përgjegjësi për emergjencat në Kroaci. Pas këtyre akuzave të ngritura kundër tij, Ministri Damir Krsticevic ofroi dorëheqjen me motivacionin se  ushtria nuk kishte reaguar me shpejtësinë e duhur pas emergjencës së zjarreve.

Kërkesa e tij për dorëheqje komentuar edhe nga presidentja Kolinda Grabar Kitarovic që tha se ushtria duhet të kishte ndërhyrë më shpejt për të ndihmuar në frenimin e zjarreve të furishme pyjore që rrezikuan seriozisht qytetin e Splitit mbrëmjen e së hënës.

Por pavarsisht kësaj kryeministri Andrej Plenkovic jo vetëm nuk e pranoi dorëheqjen e Krsticevic, por edhe këmbënguli ta shfajësonte ushtrinë, duke deklaruar se ajo nuk ka bërë asnjë gabim në përballimin e situatës me zjarret. Në arsyetimin e këtij vendimi kryeministri kroat Krsticevic këmbëngul se ushtria reagoi atëherë kur iu kërkua dhe se veprimi i saj, ishte në përputhje të plotë me procedurat ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090510845184326
array(1) { ["section"]=> string(71) "kroacia-pushtohet-nga-zjarret-ministri-i-mbrojtjes-jep-doreheqjen-86668" }