Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Greqisë në pjesën e parë pasi ka arritur të shonojë tre gola në portën e fqinjëve.
Ishte Kroacia që kaloi e para në epërsi me dy gola të shënuar nga Modriç dhe Kaliniç përkatësisht në minutën e 13' dhe 19', më pas Greqia ka shënuar golin e parë me anë të Sokratis në minutën e 30'.
Më pas, në minutën e 33', Perisic ka thelluar rezultatin duke shënuar golin e tretë për kroatët.
Kujtojmë, që ndeshja luhet në stadiumin "Maksimir" të Zagrebit dhe është e vlefshme për Play-off-ine Botërorit "Rusi 2018".