Kroati peng i ISIS, kërcënojnë me ekzekutim brenda 48 orëve

Publikuar tek: bota, më 17:41 05-08-2015 Kroati peng i ISIS, kërcënojnë me ekzekutim brenda 48 orëve

Një shtetas kroat ka rënë në duart e militantëve të Shtetit Islamik të cilët kërcënojnë se do ta ekzekutojnë brenda 48 orëve nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Në një video që po qarkullon në internet, e shpërndarë nga përkrahës të xhihadistëve, shihet një person i veshur me rroba portokalli dhe një militant me thikë në dorë që kërcënon ta ekzekutojë brenda 48 orëve nëse nuk lirohen disa femra myslimane që mbahen në burgjet e Egjiptit.

Pengu është identifikuar si 32 vjeçari Tomislav Salopek dhe ISIS pretendon se e ka kapur në 22 korrik. Ndërsa Ministria e Jashtme kroate ka thënë para disa javësh se një shtetas kroat, me po të njëjtat iniciale, është kapur peng nga ISIS.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30706810951233
array(1) { ["section"]=> string(64) "kroati-peng-i-isis-kercenojne-me-ekzekutim-brenda-48-oreve-17817" }