Policia e Shtetit ka zbuluar dhe asgjesuar sot 5863 rrënjë kanabis sativa në zonën e Krujës. 5 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur kërkim.
Në pranga kanë rënë Haxhi Hasani, Preng Dedaj, Bardhyl Kullaj, Shaban dhe Endrit Aruci, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.H.
Bima narkotike është zbuluar në fshatrat Brret, Krastë dhe Zezë. Ajo është asgjesuar në vend me anë të djegies.