Rrëmbehet në Krujë Enver Stafuka gjatë mesnatës në fshatin Larushë. 48 vjeçari mësohet se është rrëmbyer nga 3 persona të pa-identifikuar.
Denoncimin për rrëmbimin e tij e ka bërë i vëllai.
Enver Stafuka është i akuzuar për vjedhjen e një makine me të cilën është kryer atentati ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj.
Enver Stafuka është person me precedent penal, i dënuar 4 herë më parë. Policia ka nusur hetimet për gjetjen e automjetit të Enver Stafukës, banues në fshatin Larushë te Krujës. Stafukës i është ofruar mbrojtje nga Prokuroria por e ka refuzuar.