Krushk me Berishën, tropojani emërohet zv.drejtor i Doganave, Ervin Hoxha rikthehet te Tatimet pas SMS-së së bujshme

Publikuar tek: aktualitet, më 14:35 23-05-2019 Krushk me Berishën, tropojani emërohet zv.drejtor i Doganave, Ervin Hoxha rikthehet te Tatimet pas SMS-së së bujshme Majtas Ervin Hoxha dhe djathtas Artan Shiqerukaj

Lëvizje të njëpasnjëshme në drejtoritë ‘big’ si ajo e Doganave dhe e Tatimeve.

Kështu, newsbomb.al mëson se tropojani Artan Shiqerukaj është emëruar zv.drejtor i përgjithshëm i Doganave ndërsa Ervin Hoxha rikthehet te Tatimet si zv.drejtor i Përgjithshëm.

Nga sa bëjnë me dije burimet e newsbomb.al, Shiqerukaj ka një lidhje të fortë kushqie me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi xhaxhai i tij është martuar me vajzën e vëllait të Berishës, pra mbesën e ish-kryeministrit.

Por pavarësisht afërsisë që ka me Berishën, Shiqerukajt i është besuar pozicioni i rëndësishëm i zv.drejtorit të Doganave, gjë e cila ka surprizuar shumë socialistë. 

Më herët, ai ka mbajtur pozicionin e përgjegjësit të sektorit të analizës strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave

Nga ana tjetër, rikthimi i Ervin Hoxhës te Tatimet si zv.drejtor përbën vërtet habi po të kemi parasysh bujën e madhe të dorëheqjes së tij, të cilën ia komunikoi kryeministrit Rama me një SMS, shkruan newsbomb.al.

Dorëheqja e Hoxhës në vitin 2017, erdhi pas arrestimit të 3 zyrtarëve të Hetimit Tatimor të cilët gjobitën një biznes privat në Spille të Kavajës, por biznesmeni denoncoi menjëherë gjithçka te Rama.

“I nderuar zoti Kryeministër.Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit  Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtëpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokushme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”, i shkroi asokohe Hoxha në sms Ramës.

Por mesa duket, e gjitha ka kaluar dhe ai është rikthyer në drejtorinë e rëndësishme të Tatimeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053567886352539
array(1) { ["section"]=> string(121) "krushk-me-berishen-tropojani-emerohet-zv-drejtor-i-doganave-ervin-hoxha-rikthehet-te-tatimet-pas-sms-se-se-bujshme-165433" }