Krushqi mes familjes shqiptare e italiane për të luftuar në Siri me xhihadistët, pranga 6 shqiptarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 07:56 01-07-2015 Krushqi mes familjes shqiptare e italiane për të luftuar në Siri me xhihadistët, pranga 6 shqiptarëve Baki Çoku i arrestuar në Lushnje

Janë prangosur 10 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe pjesmarrës në grup terrorist, i cili organizohej për të luftuar në Siri për Xhihad. 5 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 kanadez është bilanci i arrestimeve sot në Milano të Italisë. Të gjithë këta dyshohen për terrorizëm ndërkombëtar. Operacioni u kodua me emrin shqiptar ''Martesa''. Në Lushnje është arrestuar personi i gjashtë, Baki Çoku.

“Baki ÇOKU , 40 vjeç,  lindur dhe banues në Lushnjë .Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi  Gjykata e Milano-s ka lëshuar urdhërin e arrestit No.12285/14 R.G.N.R-56938/14 R.G.G.I.P, datë 29.06.2015, për kryerjen e veprës penale të “Krijimit të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste” në Itali. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në kuadër  të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm”, deklaron policia.

Mendohet se Çoku ka motrën në Siri. Arrestimet u kryen në Lombardi, Bergamo,  Grosetto dhe në një qytet të Shqipërisë. Në Lushnje është arrestuar Baki Çoku, 40 vjeç, I cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Emrat e të arrestuarëve italianë sipas ‘’L’Expresso’’ janë motra e 28-vjeçares Marianna, 31 vjeç, babai Sergio, 61 dhe e ëma Assunta, 60.

Akuza ndaj tyre është organizim për terrorizmin. Hetimet u kryen nga seksioni anti-terrorizëm në Itali. Sipas të dhënave të para hetimet u shtrinë në dy familje. E para është një familje italiane e konvertuar në myslimane prej disa vitesh dhe e dyta është familja shqiptare, që jeton në Scansano, provinca e Grosetos.

Të dyja familjet janë lidhur në krushqi, me martesën e dy të rinjve dhe po organizonin një udhëtim në Siri për të luftuar përkrah xhihadistëve. Familja italiane jetonte në Inzago.

mariajuliasergio

Maria Gulia Sergio

Mes të arrestuarëve janë edhe prindërit e Maria Giulia Sergio, 28 vjeç,  në kërkim, arratisur rreth një vit më parë por që u gjet në Siri me bashkëshortin e saj shqiptar luftëtar xhihadist dhe vjehrrën.

Prindërit dhe motra, sipas akuzës, ishin gati ta arrinin në Siri, për të luftuar për xhihadistët.

Hetimet kishin nisur që në tetor. Po kryheshin përgjime telefonike të ndërmjetësve te Kalifatit, madje edhe te komunikimeve kompjuterike mes vajzes që ishte në Siri dhe prindërve të saj në Itali.

“Ne duhet t’I urrejmë jobesimtarët, këtyre njerëzve u duhet prerë koka. Mezi pres orën që të vdes si martire. Kreu jonë I shtetit është Abu Bakr al Bagdadi. Ne nuk jemi myslimanët e Italisë , ne jemi këtu në Kalifat për të bërë xhihad, ne vrasim për këtë. Fillimisht kemi bërë luftën, pastaj kemi djegur kishat dhe tani kemi të gjithë Sirinë. Baba, ti je thirrur nga Islami, ti komandon në shtëpi: kape mamanë prej flokësh dhe sille këtu në Siri. Ti je bashkëshorti, ajo është e detyruar të të bindet”, janë disa nga përgjimet e vajzës që lufton përkrah bashkëshortit shqiptar me familjen e saj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si luftohet duhanpirja në Tiranë (Foto)
9 propozimet e Fugës për shmangien e falimentimit financiar: Shqiptari është mësuar të mos ketë dinjitet »
Article Logic
Execution time: 0.014366149902344
array(1) { ["section"]=> string(106) "krushqi-mes-familjes-shqiptare-e-italiane-per-te-luftuar-ne-siri-me-xhihadistet-pranga-6-shqiptareve-15052" }