Krushqia në SHERR/ Mjekësia ligjore konfirmon shkakun e helmimit, nëna dhe vëllai i Rezartës: Gjeni fajtorin, njerëzit e Olsit mos guxojnë të vijnë në shtëpi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 16-12-2019 Krushqia në SHERR/ Mjekësia ligjore konfirmon shkakun e helmimit, nëna dhe vëllai i Rezartës: Gjeni fajtorin, njerëzit e Olsit mos guxojnë të vijnë në shtëpi Olsian Hajdari dhe 19 vjeçarja e ndjerë Rezarta Hajdari (Xibrraku)

Raporti mjeko-ligjor ka konfirmuar se helmimi i çiftit në Librazhd, ku humbi jetën 19 vjeçarja Rezarta Hajdari, është shkaktuar nga monoksidi i karbonit. 

Mjekësia ligjore ka konfirmuar për GSH variantin që dha vetë Olsian Hajdari. Sipas 27-vjeçarit, pasi çifti kishte darkuar me prindërit, kishte shkuar në dhomën e gjumit. Por për shkak të temperaturave të ulta, ata kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte zënë gjumi. Mirpo, familja e vajzës, nuk e pranon këtë version dhe ata jo vetëm që janë të bindur se bëhet fjalë për vrasje, por po hetojnë edhe mbi autorin.

Pas ceremonisë mortore të të resë, ata kanë bërë një denoncim në polici. Nëna e 19 vjeçares këmbëngul se vajzën ia kanë helmuar dhe apelon që autoritetet të gjejnë fajtorin dhe ta vendosin përballë drejtësisë.

'Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici', mësohet të ketë thënë Suzana Xibrraku.

Ndërsa i vëllai i Rezartës, Reshit Xibraku, është shprehur se nuk pranon që familjarët e dhëndrit ti shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa fajtorë për vrasjen e së motrës, sikurse ai e cilëson, janë familjarë të Olsit.

"Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm'', tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shoqëroi siç premtoi Aurelin dhe Alesion në ditën e parë të shkollës por për shkak të këtij detaji rrjeti po e ‘masakron’
Hodhi fishekzjarre në stadiumin 'Air Albania', e tradhëtojnë kamerat e sigurisë, pranga 26 vjeçarit »
Article Logic
Execution time: 0.011516094207764
array(1) { ["section"]=> string(160) "krushqia-ne-sherr-mjekesia-ligjore-konfirmon-shkakun-e-helmimit-nena-dhe-vellai-i-rezartes-gjeni-fajtorin-njerezit-e-olsit-mos-guxojne-te-vijne-ne-shtepi-189554" }