Kryebashkiakja akuzoi deputetin socialist, reagon ky i fundit: Llazorja e bashkisë së Përrenjasit

Publikuar tek: barometri, më 08:22 04-06-2018 Kryebashkiakja akuzoi deputetin socialist, reagon ky i fundit: Llazorja e bashkisë së Përrenjasit

Një ditë pas akuzave të kryetares së bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, ndaj deputetit socialist Nuri Belba, akuza dhe sherre virtuale që filluan për ndihmën ekonomike, reagon nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook edhe socialisti, raporton newsbomb.al.

 

Ky i fundit, në postimin e tij, shkruan se kryetarja e Bashkisë, është kthyer në një llazore të këtij qyteti dhe për këtë, mund të flasin më mirë, qytetarët e Prrenjasit.

Nuri Belba shkruan se të dy personazhet i njohin dhe i votojnë qytetarët, dhe se kryetarja nuk ka të drejtë të anatemojë nëpërmjet rrjeteve sociale, për të shfryrë llum e vrer deri në ofendime e fyerje banale, raporton newsbomb.al.

Një ditë më parë, Miranda Rira, kryetare i kujtoi deputetit që e cilësoi inegzistent në parlament se kur ky i fundit hante qofte e pinte raki, ajo përfitonte bursë nga SHBA për të studiuar në kontinentin e largët. Postimi i plotë i Nuri Belbës Përpos arrogances apo thjeshtësisë që na karakterizon secilin nga ne, dua ta nis me një ndjesë për të gjithë banorët e Bashkisë Prrenjas që lexojne postime,komente,tekste me një fjalor te degraduar te një Kryetare Bashkie.

Por e ndjej moralisht që të shprehem kundrejt çdo përbaltjeje që hidhet kundër meje dhe nuk dua kurrësesi qe lexuesit të bëhen pjesë e kesaj vorbulle trillesh që bën Kryetarja. Ku e gjen të drejten ti e nderuar të cënosh jeten time private? Të bëj me dije se banoret na njohin se kush jemi dhe prandaj na votëbesojnë dhe fjalori i përdorur nga “llazorja e Bashkisë" nuk i ndikon ne vlersimin e tyre ndaj figurës sime. Pse i fshihesh fakteve të vërteta që unë publikova në statusin e para disa ditëve? Apo këtë dini ju të bëni më mirë, të merrni situatën në dorë vetëm përmes botës virtuale.

 E nderuar, qytetaret nuk vuajnë për të lexuar komentet fyese apo postimet tuaja, por duan një përgjigje konkrete me atë ç'ka ne publikuam me shifra konkrete në lidhje me abuzimet tuaja. Përballu me faktet! Mos u merr me të paaftë që shiten për një “like” apo koment për interesin tuaj dhe që ju i vlerësoni monetarisht nga taksat tona edhe jo nga xhepi juaj.

 Falenderim për ata nënpunes të bashkisë që nuk iu përgjigjen thirrjes tuaj për t'u bërë pjesë me ju ne komentet negative dhe në arrogancen tuaj! Ne lidhje me ndihmen ekonomike, aministratoret e ndihmës ekonomike kanë dal në terren dhe bëjnë presion për heqje nga ndihma nëse nuk bëhen mbështetes tuaj. Jam shumë dakort me thënien tuaj që ndryshojmë si dita me natën, por për të përcaktuar se kush është nata apo dita, këtë e di më mirë çdo qytetar i Bashkisë Prrenjas, të cilën e treguam edhe ne vitin 2017. Por ju kujtoj vetëm një gjë, unë nuk bëhem pjesë në lojen tuaj të pisët dhe mjerane!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026787996292114
array(1) { ["section"]=> string(102) "kryebashkiakja-akuzoi-deputetin-socialist-reagon-ky-i-fundit-llazorja-e-bashkise-se-perrenjasit-123151" }