Kryebashkiakja premton 4 mijë vende pune, pastaj thotë se është shaka 1 Prilli

Publikuar tek: bota, më 15:14 03-04-2018 Kryebashkiakja premton 4 mijë vende pune, pastaj thotë se është shaka 1 Prilli Bashkia e qytetit francez Beauvais

Një kryebashkiake në Francë ka kërkuar falje për shakanë e 1 Prillit drejtuar qytetarëve, të cilëve u premtoi hapjen e 4000 vendeve të reja pune pas investimit të gjigantit suedez IKEA.

Caroline Cayeux, përmes postimeve në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter njoftoi se kompania furnitore suedeze IKEA do investojë në qytetin Beauvais. Dhe një pjesë e qytetarëve jo vetëm që e besuan por u lumturuan pa masë nga lajmi.

Por vetëm pak orë më pas, kryebashkiakja iu drejtua sërish qytetarëve përmes rrjeteve sociale duke i thënë se ishte një shaka 1 Prilli, dita e gënjeshtrave.

Më pas ajo u detyrua të kërkojë falje duke thënë se “jo të gjithë e kishin kapur shakanë e saj”. Ajo shtoi se ekzistojnë projekte për të ardhmen që do të mundësojnë hapjen e 4 mijë vendeve të punës.

Por përgjigja e qytetarëve nuk vonoi. “Ne të gjithë do të votojmë për ty në zgjedhjet e ardhshme…Gëzuar 1 Prillin”, shkruanin ata në rrjetet sociale. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009584903717041
array(1) { ["section"]=> string(84) "kryebashkiakja-premton-4-mije-vende-pune-pastaj-thote-se-eshte-shaka-1-prilli-115543" }