Kryebashkiaku akuzon publikisht: Pronari i gazetës kërkon leje për pallat në qendër të kryeqytetit, po na shantazhon

Publikuar tek: rajon, më 14:16 08-02-2017 Kryebashkiaku akuzon publikisht: Pronari i gazetës kërkon leje për pallat në qendër të kryeqytetit, po na shantazhon

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar publikisht pronarin e gazetës “Kosova Sot” se është duke e shantazhuar pasi kërkon të marrë një leje shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit.

Ahmeti sqaron se kërkesa e pronarit të kësaj gazete nuk është në përputhje me planin rregullativ të Prishtinës dhe sa i përket shantazheve, ai ka njoftuar prokurorinë.

Reagimi i Shpend Ahmetit:

Pronari i gazetës Kosova Sot, qe një kohë kërkon një leje shumëkatëshe (20 kat) në qendër të Prishtines në shpërputhje me Planin Rregullativ dhe hapësiren përreth. Edhe pse shumë herë jemi takuar dhe ja kemi shpjeguar, ka filluar që të na kërcënoj e shantazhoj me gazetë.

Artikujt e sponzorizuar e të përditshëm me gënjeshtra, shpifje nuk do të na zbrapsin. Për këto gënjeshtra e shpifje mund edhe të shpërblehen nga qeveria me terminale doganore, por ne nuk e kemi mendjen të jemi pre e shantazheve e shpifjeve. E ata nuk do të diskriminohen por as privilegjohen. Mediat nuk janë mjete të pronarëve për perfitime personale, së paku në besimet dhe qëndrimet tona jo.

Për kërcënimet e shantazhet është lajmëruar prokuroria ndërsa kemi përgatitur dhjetëra padi civile në gjykatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098090171813965
array(1) { ["section"]=> string(120) "kryebashkiaku-akuzon-publikisht-pronari-i-gazetes-kerkon-leje-per-pallat-ne-qender-te-kryeqytetit-po-na-shantazhon-68090" }