Kryebashkiaku bëhet ‘gaz i botës’, ngre mur 1 metër kundër hajdutëve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:50 06-02-2015 Kryebashkiaku bëhet ‘gaz i botës’, ngre mur 1 metër kundër hajdutëve Muri i ndërtuar nga kryebashkiaku

Një kryebashkiak francez  ka menduar një zgjidhje gjeniale për të ruajtur qytetin nga hajdutët. Steeve Briois kryebashkiak  i qytetit Hénin-Beaumont ka menduar të izolojë qytetin nëpërmjet një muri. Deri këtu gjithçka ka ecur mirë, deri sa ka kaluar tek ndërtimi i tij.

Kryebashkiaku  vendosi të ndërmarrë këtë “masë drastike” pas disa grabitjeve të dhunshme që kanë ndodhur kohët e fundit në qytezën e tij.

Banorët e zonës po e vuajnë ‘’çmendurinë’’ e kryebashkiakut të tyre sepse u duhet që të përshkojnë rrugë të tjera për të mbërritur në shtëpitë ku banojnë. “Nuk mendoj se ai mur është zgjidhja. Bashkëshortit tim i duhet të bëjë 6 km shtesë për të ardhur në shtëpi, pasi i bie rrotull duke qenë se muri bllokon rrugën.”, tha një banore e zonës për  gazetën ‘Le Figaro’:

Po a mund të ruajë nga hajdutët një mur 1 metër i lartë? Apo mos kryebashkiaku ka menduar të bllokojë vetëm makinat e hajdutëve që mund të transportojnë orenditë e vjedhura?

Kryebashkiaku Steeve Briois

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019098043441772
array(1) { ["section"]=> string(70) "kryebashkiaku-behet-gaz-i-botes-ngre-mur-1-meter-kunder-hajduteve-2547" }