Kryebashkiaku i Prishtinës bën njoftimin e rëndësishëm: Nga nesër, të gjithë qytetarët do të udhëtojnë falas me urban (Ja për sa kohë)

Publikuar tek: rajon, më 17:33 30-11-2020 Kryebashkiaku i Prishtinës bën njoftimin e rëndësishëm: Nga nesër, të gjithë qytetarët do të udhëtojnë falas me urban (Ja për sa kohë) Urbanët në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se të gjithë qytetarët do të mund të udhëtojnë falas me autobusë urbanë.

Kjo “ofertë” do të jetë vetëm për muajin dhjetor.

“Kemi vendosur që muajin dhjetor i gjithë Transporti Publik në Prishtinë të jetë falas. Kjo do të na kushtojë një pjesë të buxhetit, por mendojmë se ja vlen”, shkruan Ahmeti.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e shëndetit në kohë pandemie.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Screenshot_16.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merret vendimi pas 'lumit' të kritikave: Shtatorja e Adem Jasharit do hiqet
Qetësohet situata e Covid-it në Greqi, ulje e kurbës së vdekjeve në 24 orët e fundit (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010834932327271
array(1) { ["section"]=> string(124) "kryebashkiaku-ben-njoftimin-e-rendesishem-nga-neser-te-gjithe-qytetaret-do-te-udhetojne-falas-me-urban-ja-per-sa-kohe-229676" }