Kryebashkiaku hungarez përgatit “film aksion” për të trembur refugjatët (Video)

Publikuar tek: bota, më 22:53 18-09-2015

László Toroczkai, është kreu i bashkisë së Ásotthalom, qytet pranë kufirit me Serbinë, por sot ai ka zenë vendin e të gjithë mediave të huaja.

Shkak është bërë publikimi i një video, ku Toroczkai i bën thirrje refugjatëve që të mos zgjedhin Hungarinë si vend tranzit për të shkuar në Gjermani sepse kjo është një zgjedhje e gabuar.

Video e kryebashkiakut ngjason më shumë si një film aksion, me forcate policisë dhe ushtrisë që partullojnë kufirin serbo-hungarez dhe kërcënimet për arrestimin dhe burgosjen e çdo refugjati që hyn në Hungari ilegalisht.

Të shumta kanë qenë kritikat drejtuar kryebashkiaku Toroczkai që njihet si përkrahës i të djathtës ekstreme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01252293586731
array(1) { ["section"]=> string(81) "kryebashkiaku-hungarez-pergatit-film-aksion-per-te-trembur-refugjatet-video-21129" }