Kryebashkiaku i qytetit të Kukësit Bashkim Shehu
Kryebashkiaku i qytetit të Kukësit Bashkim Shehu i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 po flet për çfarë po ndodh aktualisht për taksën në Rrugën e Kombit, dhe për ngjarjet e ndodhura së fundmi.
Gjatë bisedës në emision, Shehu tregoi se me kë komunikoi ditën e protestës në Kukës, duke zbuluar që një prej personave që e telefonoi ishte dhe kryeministri Rama.
“Më telefonoi kryeministri Rama kur situata u përshkallëzua. Kemi bashkëbiseduar se çfarë po ndodh. I thashë që unë nuk jam pjesë e situatës. I kërkova zgjidhje”- tregoi Shehu.
Sakaq, sqaroi se pse nuk e takoi kryeministrin Rama ashtu si u parashikua, duke thënë se: Nuk e takova se në reagimin që kisha, qytetarët e Kukësit prisnin nga unë drejtësi, dhe unë nuk kisha si të shkoja kur qytetarët u arrestuan gjatë natës në kundërshtim me ligjin. Sot mund të flasim pak më qetë.