Kryebashkiaku i ri i Elbasanit shifër REKORD për zbukurimin e qytetit, shpall TENDER me vlerë 130 MILIONË lekë për ndriçimin e shtyllave (DOKUMENTI)

Publikuar tek: politike, më 19:53 14-12-2019 Kryebashkiaku i ri i Elbasanit shifër REKORD për zbukurimin e qytetit, shpall TENDER me vlerë 130 MILIONË lekë për ndriçimin e shtyllave (DOKUMENTI) Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja

Bashkia e Elbasanit pritet të jetë bashkia me shifrën rekord të shpenzimeve për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave publike, të publikuara në portalin openprocurement.al, i cili synon të bëjë transparente dhe lehtësisht të gjetshme të dhëna mbi tendera dhe kontrata publike të 61 bashkive në vend, ka publikuar dhe një tender të shpallur së fundmi nga Bashkia e Elbasanit.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme dhe në dokumentet e siguruara nga newsbomb.al, të publikuara në openprocurement.al, kryebashkiaku Gledian Llatja ka vendosur të shpenzojë një shifër rekord për zbukurimin e qytetit, me drita dhe shirita led që do të vendosen në çdo shtyllë.

Tenderi i shpallur nga Bashkia Elbasan në datë 23.10.2019 dhe i mbyllur në datë 15.11.2019, përcakton një FOND LIMIT për zbukurimin e qytetit në vlerën e 13 milionë e 400 mijë lekëve, ose 134 milionë lekë të vjetra.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve nga kompanitë që kanë marrë (ose jo) përsipër tenderin ka qenë data 15.11.2019, atëherë kur dhe është mbajtur tenderi. Në dokumentet publike nuk bëhet e ditur se cila kompani e ka fituar tenderin e ofruar nga Bashkia, apo dhe me çfarë vlere do ta realizojë atë.

Ndërkohë, vitin e kaluar kur Elbasani drejtohej nga Qazim Sejdini, për ndriçimin dhe zbukurimin e qytetit janë shpenzuar 50 milionë lekë të vjetra, ose 5 milionë lekë të reja.

Bashkia Elbasan - Tenderi per dekore by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075478553771973
array(1) { ["section"]=> string(152) "kryebashkiaku-i-ri-i-elbasanit-shifer-rekord-per-zbukurimin-e-qytetit-shpall-tender-me-vlere-130-milione-leke-per-ndricimin-e-shtyllave-dokumenti-189408" }