Kryebashkiaku i Tropojës bën ‘PR’ me të vdekurit, PD: S’ishte as investim i tij, e bëri një qytetar (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:15 08-05-2020 Kryebashkiaku i Tropojës bën ‘PR’ me të vdekurit, PD: S’ishte as investim i tij, e bëri një qytetar (FOTOT) Kryebashkiaku i Tropojes, Rexh Byberi

Nevoja për PR (Marrëdhenie me Publikun) shpesh nuk njeh limit.

I tillë është rasti i kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi i cili ka dashur të promovojë një "investim" te varrezat. Ai ka gjetur rastin të shkrepë edhe disa foto dhe t’i ndajë ato në ‘facebook’, teksa bie në sy maska që mban vënë si masë mbrojtëse.  .

Megjithatë përtej këtyre, kritika më e madhe i ka ardhur nga Partia Demokratike, Dega Tropojë e cila përveçse dënon këtë lloj ‘propagande’ nga ana tjetër thotë se rrethimi me mur guri i varrezave në fakt nuk është as investim i bashkisë por punë e një qytetari i cili ka patur pronën private pranë varrezave dhe për këtë ka vendosur ta ndajë përmes një muri rrethues.

Postimi i Rexh Byberit:

 

rexh_copy.jpg

REAGIMI I PD- TROPOJË

Rilindasi i emëruar në krye të Bashkisë Tropojë nuk njeh limite, përdor të vdekurit për propagandë.

Një rast i paprecedentë dhe i padëgjuar më parë as tek rilindasit e emëruar në bashkitë e tjera, të shquar për propagandë të shfrenuar, ka ndodhur në Bashkinë Tropojë. Kur u mendua se socialisti i emëruar në krye të Bashkisë Tropojë do ulte vrullin e propagandës boshe dhe do ndalte vjedhjen e mundit dhe punës së tjetrit, ka ndodhur më e paimagjinueshmja.

Rilindasi i emëruar, që nuk njeh asnjë normë morale njerëzore, ka arritur deri në pikën e reklamimit si investim të Bashkisë Tropojë për varrezat e qytetit Bajram Curri, rrethimin me mur guri të një parcele private afër varrezave, ndërkohë që as prona dhe as investimi nuk janë të bashkisë, por punë private e një qytetari të nderuar për rrethimin e pronës së tij.

I vetmi rrezik i qytetarit ishte se prona e tij private ishte pranë varrezave të qytetit dhe për këtë arsye rilindasi i propagandës i mbërriti në derë me fotografët e tij për të inspektuar gjoja punimet që po bëheshin për rrethimin e varrezave të qytetit.

Nëse çdo kush i hedh një sy fotove të postuara nga rilindasi komik e shikon që aty nuk ka asnjë puntor të shërbimit komunal siç ai shprehet, por janë të gjithë puntorë të punësuar nga pronari i tokës për rrethimin e pronës së tij private dhe e gjithë puna po bëhet jashtë territorit të varrezave.

Prandaj, të dashur qytetarë të Tropojës, kini kujdes nëse po bëni ndonjë punë tuajën private, sepse në çdo çast mund të mësyjnë monstrat e rilindjes me kameramanë, fotografë, shirita dhe valle e këngë, për të inaguruar punën private tuajën e për ta shitur si të tyren nëpër rrjete sociale dhe portale të paguara nga ata me taksat tuaja.

Socialisti i emëruar të paktën të kishte prerë therrat meqë për këtë punë shquhet, por jo, thjesht nuk i intereson puna, por propaganda, dhe është më thjeshtë të shesësh punën e tjetrit si punën tënde se sa të bësh diçka vet.

Gjithsesi dhe tani nuk është vonë për t’u përpjekur për të shpëtuar të paktën cipën e fytyrës dhe nga çasti në çast priten foto të punëtorëve të Bashkisë Tropojë, që presin therrat tek varrezat, sigurisht me kameramanët nga mbrapa. Besojmë se tani do detyrohet të dërgojë punonjësit real të shërbimit komunal.

Duket sikur gara e propagandës midis rilindasve të emëruar po i çon ata drejt çmendurive të paimagjinueshme.

Me këtë stil pune që po ndjekin, nuk do na vinte çudi kur ndonjë ditë të inagurojnë edhe bustin e Bajram Currit.

 

95607548_1646109905540174_1574277660568190976_n.jpg95833076_1646110018873496_5327889755113783296_n.jpg

 

95063987_1646110055540159_7204930702737932288_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094780921936035
array(1) { ["section"]=> string(107) "kryebashkiaku-i-tropojes-ben-pr-me-te-vdekurit-pd-s-ishte-as-investim-i-tij-e-beri-nje-qytetar-fotot-205659" }