Kryebashkiaku i Tropojës padit paraardhësin demokrat dhe 7 punonjës: Shpërdoruan miliona nga fondet publike

Publikuar tek: politike, më 21:21 21-01-2020 Kryebashkiaku i Tropojës padit paraardhësin demokrat dhe 7 punonjës: Shpërdoruan miliona nga fondet publike Rexhë Byberi / Besnik Dushaj

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi depozitoi sot një padi ndaj paraardhësit të tij dhe 7 punonjësve të Bashkisë për shpërdorim të fondeve publike.

Byberi ka paditur ish-kryetarin Besnik Dushaj dhe bashkëpunëtorët e tij për shpërdorim në shifra të mëdha të fondeve publike.

Bëhet fjalë për shifrën e madhe prej 612.000.000 lekë të vjetra. Besnik Dushaj dhe 7 punonjësit e tij do të përballen me akuza si “Shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë me tendera” dhe “shkatërrim të pronës publike”.

Në një reagim për padinë, Dega e Partisë Demokratike Tropojë tha se ky është mashtrimi i radhës i iniciuar në media.

PD thotë se çdo procedurë e kryer në periudhën 2015-2019 është në përputhshmëri të plotë me legjislacionin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030915975570679
array(1) { ["section"]=> string(113) "kryebashkiaku-i-tropojes-padit-paraardhesin-demokrat-dhe-7-punonjes-shperdoruan-miliona-nga-fondet-publike-192753" }