Kryebashkiaku Khan: Nëse Trump fiton nuk mund të shkoj në SHBA

Publikuar tek: bota, më 20:32 09-05-2016 Kryebashkiaku Khan: Nëse Trump fiton nuk mund të shkoj në SHBA

Nëse kandidati republikan Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale, për respekt të besimit tim nuk mund të shkoj në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Londrës, Sadiq Khan.

Khan, 45 vjeç, kryetari i parë mysliman i bashkisë së Londrës, ndërhyn kështu menjëherë në debatin e hapur që është në qendër të fushatës elektorale presidenciale amerikane, të provokuar nga Trump, i cili deklaron se është i vendosur të ndalojë hyrjen e myslimanëve në SHBA nëse zgjidhet president i vendit.

“Dua të shkoj në SHBA për t’u takuar me kryetarët e bashkive atje. Nëse Donald Trump zgjidhet president, për respekt të besimit tim më ndalohet të shkoj”, deklaroi Khan për ”Time”.

Qytetari i parë i Londrës shtoi se vënia kundër njëri-tjetrit e komuniteteve nuk çon në një bashkëjetesë të suksesshme dhe miqësore.

”Kam besim se politika e Trumpit nuk do të fitojë në Amerikë”, thekson ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ulet dhe buzëqesh për 4 orë pa lëvizur, ky është profili më i çuditshëm në Youtube
Lunacek: Serbia të njohë Kosovën, ndryshe nuk ka të ardhme në BE »
Article Logic
Execution time: 0.012419939041138
array(1) { ["section"]=> string(67) "kryebashkiaku-khan-nese-trump-fiton-nuk-mund-te-shkoj-ne-shba-39970" }