Kryebashkiaku pi drogë, Vokshi: Rama e mbron se ka hallin e tij me kokainën

Publikuar tek: politike, më 17:56 27-01-2020 Kryebashkiaku pi drogë, Vokshi: Rama e mbron se ka hallin e tij me kokainën Albana Vokshi

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron kryebashkiakun Lefter Alla pasi edhe vetë është përdorues i kokainës.

Vokshi tha se Rama refuzon të bëjë teksin e drogës. Ish-deputetja e PD-së përmendi edhe koncesionin e “check-up” duke e quajtur si korruptiv.

“Prej disa ditësh, kryebashkiaku legjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë, pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të Edi Ramës. Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës sepse ka hallin e tij personal me kokainën.

Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme, numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës, për të bërë testin e drogës shkon në katër. I kam kërkuar gjykatës që të marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndje i fyer nga një postim për check-upin. Ky koncesion korruptim ka nxjerrë burrat shtatzënë, dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e check-upit të Edi Ramës të dilnin me doza kokaine, e ti jepeshin dikujt tjetër.

Përtej ironisë, refuzimi për të bërë testin e drogës në këtë proces gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës, nuk është hera e parë e refuzimit të tij. Opinioni i tij nuk ka harruar kur ai nuk nguronte të fliste për gjithçka në Parlament, por nuk guxonte t;i përgjigjej pyetjes a ka konsumuar kokainë. Shqiptarët kanë të drejtë të njihet nga gjykata edhe me kontratën e koncesionare të check-upit prej 12 mln euro, të cilën Edi Rama refuzon ta bëjë publike duke urdhëruar vartësit e tij që ta mbajnë atë sekret në mënyrë skandaloze”, tha Vokshi ndër të tjera nga selia e PD-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016669988632202
array(1) { ["section"]=> string(80) "kryebashkiaku-pi-droge-vokshi-rama-e-mbron-se-ka-hallin-e-tij-me-kokainen-193313" }