Kryebashkiaku Veliaj kopjon ish-kryebashkiakun Rama edhe në modelin e çorapeve (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:10 05-08-2015 Kryebashkiaku Veliaj kopjon ish-kryebashkiakun Rama edhe në modelin e çorapeve (Foto)

E konsiderojnë si një kopje të kryeministrit Edi Rama dhe me fotot e publikuara sot në profilin e tij në facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i japë më shumë zë këtyre kritikëve.

Gjatë takimit që ka zhvilluar me banorët në njësinë nr.7 në kryeqytet, Veliaj është fotografuar me çorape ngjyrë të kuqe. Një stil ky mjaft i përdorur nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, sot kryeministër i Shqipërisë.

Veliaj nuk e ka mohuar kurrë se e ka vlerësuar punën e Ramës në drejtimin e Tiranës, por mesa duket kryebashkiaku i ri ka pëlqyer edhe stilin ekzibicionist të paraardhësit të tij. Ky detaj nuk u ka shpëtuar as komentuesve në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032811164855957
array(1) { ["section"]=> string(89) "kryebashkiaku-veliaj-kopjon-ish-kryebashkiakun-rama-edhe-ne-modelin-e-corapeve-foto-17794" }