Kryebashkiaku Veliaj ultimatum linjave të urbanëve: Të hënën në punë, ose do jetë dita juaj e fundit...

Publikuar tek: politike, më 21:40 03-07-2020 Kryebashkiaku Veliaj ultimatum linjave të urbanëve: Të hënën në punë, ose do jetë dita juaj e fundit... FotoArkive: Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka thënë sot se shumica e linjave të transportit urban do të rinisin punën të hënën, pas më shumë se tre muaj pushim për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, u shpreh Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku ka theksuar se kush nuk përballon dot shërbimin mund të lërë licensën dhe atë përmes garës do ta marrë dikush tjetër.

“Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua: ‘Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam.’ Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër” u shpreh Veliaj për Top Channel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015233993530273
array(1) { ["section"]=> string(105) "kryebashkiaku-veliaj-ultimatum-linjave-te-urbaneve-te-henen-ne-pune-ose-do-jete-dita-juaj-e-fundit-212746" }