Kryebashkiaku vetëvaret në tualetin e shtëpisë, e gjen e ëma

Publikuar tek: rajon, më 13:04 22-09-2019 Kryebashkiaku vetëvaret në tualetin e shtëpisë, e gjen e ëma

Kryebashkiaku i Casale di Scodosia, një qytet i vogël në provincën e Padova, Stefano Farinazzo është gjetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Sipas mediave italiane 48-vjeçari u gjet i varur në tualetin e shtëpisë së tij. Farinazzo është gjetur nga e ëma.

Sipas të dhënave paraprake 48-vjeçari ishte duke kaluar një krizë të fortë psikologjike, pas ndarjes nga e shoqja.

Stefano Farinazzo ishte babai i dy fëmijëve dhe këtë vit ai ishte rizgjedhur në udhëheqjen e provincës Casale di Scodosia, të Padovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02766489982605
array(1) { ["section"]=> string(66) "kryebashkiaku-vetevaret-ne-tualetin-e-shtepise-e-gjen-e-ema-179379" }