Drejtori i Doganës së Beratit Mirjan Prifti nuk do ta kalojë thjesht situatën që u gjend paraditen e djeshme kur me automjetin e tij tip Benz me targa AA843PE përplasi një mjet tjetër në të cilën udhëtonte familja me tre pjestarë.
Burime nga spitali i traumës në Tiranë thonë se gruaja me inicialet E.B, 64 vjeçe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në makinën opel, ku ishin tre familjarët, ishte edhe Shtetasi S.B, 69 vjeç dhe një 36 vjeçar.
Policia dyshon se shkaktar i aksidentit është bërë drejtori i doganës, i cili ka qenë me shpejtësi në rrugë.
Nuk dihet se për çfarë arsye deri tani, policia rrugore në Berat nuk ka marrë asnjë masë ndaj drejtorit të doganës, ndërkohë që zyrtarisht thuhet se po vazhdojnë procedurat e hetimit nga ana e uniformave blu. Dy të plagosurit e tjerë të këtij aksidenti janë në spitalin e Beratit, ndërkohë që drejtori i doganës ka dëmtime të lehta.