Kryefamiljari prej 18 vitesh i paralizuar, familjes po i bie shtëpia mbi kokë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:53 15-03-2019 Kryefamiljari prej 18 vitesh i paralizuar, familjes po i bie shtëpia mbi kokë

Kamerat e emisionit investigativ 'Boom' në Rtv Ora News shkuan këtë të premte me rubrikën e tyre "Shqipëria pa filtra në familjen Mema.

Çifti Mema jeton në Pezë Helmës mes varfërisë dhe skamjes.

Kryefamiljari Vaiti prej 18 vitesh nuk lëviz nga shtrati për shkak të një paralize, ndërsa bashkëshortja e tij, në moshë të thyer, i shërben pa marrë asnjë lloj përfitimi nga shteti në lidhje me kujdestarinë.

Sikur të mos u mjaftonin problemet shëndetësore  shtëpia e të moshuarve është gati në rënie. Tavani mund të shembet nga momenti në moment dhe gjithçka që e mban është një dërrasë e vendosur në mes të shtëpisë.

Bedrie Mema: "Kemi nevojë vetëm për një shtëpi. Kush vendos dorë në këtë familje Zoti i bekoftë ishalla. Nuk më mban zemra. Nuk mund ta përballoj, sepse sot e 18 vite jam burrë e grua në këtë shtëpi."

Emisioni 'Boom' u interesua edhe pranë Njësisë Administrative Pezë, por punonjësit u shprehen se janë dijeni të rastit por nuk kanë fonde për të ndihmuar familjen Mema.

Punonjësi i Njësisë Administrative Pezë: "Asgjë nuk varet më nga ne. Njësia nuk ka fonde, është pjesë e strukturave në varësi të Bashkisë së Tiranës. Faktikisht bashkia nuk ka fonde të ndërhyjë në raste të tilla raste. Ne si pjesë e Bashkisë kërkojmë ndihmë tek shoqatat. Kemi qenë dhe e kemi parë shtëpinë por mbështetje të drejtpërdrejtë nga Njësia nuk marrin."

23232322.jpg11212.jpg2222.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048896074295044
array(1) { ["section"]=> string(83) "kryefamiljari-prej-18-vitesh-i-paralizuar-familjes-po-i-bie-shtepia-mbi-koke-156587" }