Kryeinfermierja e onkologjikut përlot kolegët: Ju shpëtoni jetë, por kreditet i merr dikush tjetër (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:24 13-05-2017 Kryeinfermierja e onkologjikut përlot kolegët: Ju shpëtoni jetë, por kreditet i merr dikush tjetër (VIDEO)

Janë padyshim personat që përballen më shumë me dhimbjen, shpresën, jetën dhe kufirin me vdekjen…

Janë personat që marrin përgjërime, ndonjëherë edhe sharje, por puna e tyre vijon po njësoj. Sot është dita ndërkombëtare e infermierëve.

Në spitalin onkologjik në QSUT, kryeinfermierja e këtij pavioni, Ana Luca ka ndërmarrë një nismë interesante, ka shkruar disa rreshta, esenca e të cilave ka prekur dhe përlotur kolegët e saj.

Përmes këtyre vargjeve, kryeinfermierja i cilëson kolegët e saj si engjëj pa krah të sistemit shëndetësor, madje edhe si personat që hpëtojnë jetë edhe pse shumë herë nuk i marrin kreditet.

Vargjet e kryeinfermieres

Sot është dita jonë, dita juaj.

Ju jeni engjëj pa krah të sistemit shëndetësor që përballeni me sëmundjen e shekullit. Që përballeni me dhimbjen e sëmundjes ku herë prek kufinjtë qiellore e herë të bën të fortë si guri, e ju bën që të doni më shumë jetën.

Jeni ju që përballeni me furtunën e pacientëve dhe familjarëve kur nuk arrijnë dot të kalojnë barrierën e mjekut, e më pas po ju iu fshini lotët.

Jeni ju që qeshni me pahir për të dhënë forcë, aty ku forca ka humbur drejtimin e anijes. E jeni ju që strukeni kur lodheni me shpresën mos t’u shohin.

Jeni ju që duroni ulërima dhe ofendime e përsëri ju dhuroni kujdes e dashuri duke harruar çdo fjalë të thënë.

Jeni ju që jeni të parët në çdo betejë edhe pse në disa raste këto beteja janë të humbura. Ku disa herë rrëzoheni në gjunjë e shumë herë ngriheni në këmbë.

Ju që duroni çdo trysni e jeni ju që shpëtoni jetë edhe pse shumë herë nuk i merrni ju kreditet.

Ju jeni të fuqishëm/e

Të dashur/a

Të pavarur/a

Të motivuar/a

Të palodhur/a

Të besueshëm/e

Të dedikuar/a

Të dhimbsur/a

Për ju që jeni “feniksi” i shërbimit onkologjik.

Përulësisht, gëzuar Ditën e Infermierit.

 


Video by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "O moj Shqipni, e brishta Shqipni / Si t'prisja unë e si m'je bërë ti!"
3 orë para protestës, Haki Çako në zyrën e kryeprokurorit Llalla, ç’po ndodh? »
Article Logic
Execution time: 0.011150121688843
array(1) { ["section"]=> string(108) "kryeinfermierja-e-onkologjikut-perlot-koleget-ju-shpetoni-jete-por-kreditet-i-merr-dikush-tjeter-video-78487" }