Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari rikonfirmon bllokimin e plotë të kufijve shtetërorë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 01-04-2020 Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari rikonfirmon bllokimin e plotë të kufijve shtetërorë

KAKAVIJË / Pas një inspektimi të situatës në Kakavijë, pikën më të madhe të kalimit kufitar tokësor me Greqinë, Kryeinspektori i Përgjithëshëm i Shtetit Shkëlqim Hajdari rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë për bllokokimin e kufijve shtetëror.

Sipas tij, me përjashtim të rasteve tepër urgjente të autorizuara nga ambasadat dhe konsullatave, askush nuk do të lejohet të kalojë në të dy anët e kufirit.

"Të dy vendet, Shqipëria dhe Greqia janë të përfshirë në hartën e vendeve të prekura, prandaj rezidentët do të qëndrojnë detyrimisht në vendet respektive", theksoi Kryeinspektori Hajdari.

91525535_591116361751134_5528860070986645504_n.jpg

Bllokimi i dyanshëm i lëvizjes në kufirin Shqipëri - Greqi ka krijuar probleme në funksionimin e procesit të riatdhesimit për një numër të madh të shtetasve shqiptarë.

Hajdari bëri një konsultë me drejtuesit vendorë, prefektin Astrit Aliaj, drejtorin e policisë së qarkut, drejtorin e AKU-së, të kujdesit shëndetësor, doganës dhe drejtues të pushtetit vendor.

Edhe gjatë kohës së inspektimit rreth 20 shtetasve shqiptar qëndronin të bllokuar në zonën neutrale me Greqinë në pritje për rreth 6-7 orë për të hyrë në Shqipëri. Ata pengohen nga pala shqiptare per të hyrë.

Mes personave në pritje, pjesa me e madhe e tyre janë shtetas shqiptarë emigratë sezonalë të cilët shfrytëzojnë për punuar të drejtën e Shengenit për 90 ditë qëndrim brenda vendeve të BE-së. Ata thonë se kanë aplikuar, por nuk kanë mundur të pajisen me autorizim nga konsullata shqiptare.

Në rrethanat e ndalim-qarkullimit dhe ndërprerjes së punës per shkak të epidemisë, shumë prej tyre e kanë urgjente nevojën  e riatdhesimit.

Greqia është vendi me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë dhe masat e pandemisë kapën në befasi një numër të madh të shtetasve shqiptarë.

Kryeinspektori i shtetit, thesoi në prononcimin e tij për mediat në Kakavijë se masat e regjimit kufitar do të zbatohen me rigorozitetin më të madh, pa toleruar shtetasit që nuk e kanë të nevojshme lëvizjen.

Zbritja e Kryeinspektorit të shtetit në Kakavijë dëshmon se qeveria ështe e vendosur në masat e saj per bllokimin e plotë rë lëvizjes në pikat kufitare.

E.S.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091269016265869
array(1) { ["section"]=> string(105) "kryeinspektori-i-pergjithshem-shkelqim-hajdari-rikonfirmon-bllokimin-e-plote-te-kufijve-shteterore-200960" }