Kryekomunari i Vushtrrisë jep lajmin e trishtë: Koronavirusi i merr jetën nënës së dëshmorit

Publikuar tek: rajon, më 23:37 04-07-2020 Kryekomunari i Vushtrrisë jep lajmin e trishtë: Koronavirusi i merr jetën nënës së dëshmorit Foto ilustruese

Kryekomunari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri njofton se një nga viktimat që ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi ka qenë nëna e një dëshmori.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, 2 bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19. Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeqar. Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.

Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit. Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve. Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë se, Kosova ka regjistruar sot bilancin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orë që nga nisja e pandemisë. 6 shqiptarë të Kosovës nuk e kanë fituar dot betejën me infeksionin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099060535430908
array(1) { ["section"]=> string(98) "kryekomunari-i-vushtrrise-jep-lajmin-e-trishte-koronavirusi-i-merr-jeten-nenes-se-deshmorit-212855" }