Kryemadhi: 27 janari do të mbahet mend në historinë e opozitarizmit shqiptar

Publikuar tek: politike, më 21:09 19-01-2018 Kryemadhi: 27 janari do të mbahet mend në historinë e opozitarizmit shqiptar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për protestën e 27 janarit.

Në një takim me strukturat e LSI në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se 27 janari do të mbahet mend gjatë në historinë e opozitarizmit shqiptar.

Kryetarja e LSI tha se kjo protestë nuk do të mbahet mend për dhunën, por për kauzat për të cilat qytetarët do të ngrihen dhe do të dalin para kryeministrisë.

“Data 27 janar do të mbahet mend në historinë e opozitarizmit shqiptar. Nuk do të mbahet mend për dhunën. Por do të mbahet mend që shqiptarët ngrihen dhe thonë që janë kundër. Që shqiptarët ngrihen kundër drogës, kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër kthimit të Shqipërisë një xhep i pazhvilluar”,- tha Monika Kryemadhi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0121910572052
array(1) { ["section"]=> string(82) "kryemadhi-27-janari-do-te-mbahet-mend-ne-historine-e-opozitarizmit-shqiptar-107205" }