Kryemadhi: 27 janari, protesta më e madhe që ka parë historia

Publikuar tek: barometri, më 07:20 22-01-2018 Kryemadhi: 27 janari, protesta më e madhe që ka parë historia

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar takimet nëpër rrethe. 

Ditën e sotme Kryemadhi ishte në Fier ku është shprehur se protesta e 27-Janarit do të jetë më e madhja që ka parë historia e opozitave.

“Nuk ka flamuj politikë, por angazhim të qytetarëve”- është shprehur kryetarja e LSI-së. Sakaq, Kryemadhi ka folur edhe për naftëtarët, për të cilët është shprehur se janë pikërisht ata që janë mashtruar më shumë.

"Pse ka rëndësi protesta e 27 Janarit unë e kam përmendur shumë herë në disa takime, duke shkuar ditë për ditë, 2-3 takime na duket sikur përsërisim veten por faktikisht është shumë e rëndësishme për ta përsëritur dhe për ta ngulitur në mendje që protesta e 27 Janarit nuk ka më flamuj politik por ka një qëllim të vetëm për të treguar angazhimin e çdo qytetari për të protestuar dhe për të ngritur flamurin e shpresës ndaj këtij realiteti të hidhur në të cilin ne po jetojmë sot. Në fakt më shumë se naftëtarët e Fierit për të protestuar më datë 27 janar nuk ka, për të vetmen arsye duke pasur parasysh mashtrimin që i është bërë prej një viti naftëtarëve duke i thënë që do të merrni pagat e munguara. Por jo vetëm që nuk kanë marrë pagat dhe hakun e punës së tyre por nuk kanë marrë as sigurimet të cilat i kanë pasur të domosdoshme dhe që kanë qenë të nevojshme për tu paguar. Pra për tu njohur vjetërsinë e tyre në punë.Jo vetëm kaq por mënyra sesi është tallur me ta ka qenë abuzuese por edhe shumë diskriminuese. Dëgjon rëndomtë deklarimet politike të PS sesi i premtohej naftëtarëve, se do të merrnin pagat e tyre, se nuk ishte zgjidhur çështja e naftëtarëve dhe më pas në 15 korrik të gjithë ata u hodhën në rrugë me mashtrime dhe duke mos u paguar. Pra ka ardhur koha për tu zgjuar dhe për të dalë nga lista që klasa politike vendos grupe interesi për ti mashtruar, për ti gënjyer thjesht në këmbim të votës dhe thjesht në kuadrin e një fushate elektrorale që zgjat vetëm 30 ditë."

Ndërkohë, Kryemadhi u ka bërë thirrje që të bashkohen me opozitën në 27 Janar për të qënë të barabartë të gjithë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075579166412354
array(1) { ["section"]=> string(66) "kryemadhi-27-janari-protesta-me-e-madhe-qe-ka-pare-historia-107447" }