Kryemadhi akuzon Erion Veliajn: Po tenton të blejë njerëzit e LSI-së duke u ofruar punë në Bashki

Publikuar tek: politike, më 11:44 17-01-2021 Kryemadhi akuzon Erion Veliajn: Po tenton të blejë njerëzit e LSI-së duke u ofruar punë në Bashki

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me disa votues hodhi akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, se po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi drejtpërdrejt Erion Veliajn duke thënë se ai tentoi të blejë ish-deputeten Silva Caka.

“Dje kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për ti futur në Bashkinë e Tiranës.

Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI , dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt. Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha akuza Ramës: Premtoi se do ulte çmimin e energjisë, vetëm i rriti faturat
“E papërshtatshme të sulmosh një vend mik”, Rama i përgjigjet Francës: Ankesa juaj është pa lidhje! Jeni vend i veçantë në zemrën time »
Article Logic
Execution time: 0.0089190006256104
array(1) { ["section"]=> string(103) "kryemadhi-akuzon-erion-veliajn-po-tenton-te-bleje-njerezit-e-lsi-se-duke-u-ofruar-pune-ne-bashki-235315" }