KRYEMADHI 'bekon' anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese: Nuk i njoh, do t'i gjykojë Zoti!

Publikuar tek: aktualitet, më 18:32 15-11-2019 KRYEMADHI 'bekon' anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese: Nuk i njoh, do t'i gjykojë Zoti! Monika Kryemadhi te ''Zëri i Amerikës''

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti të rëndësishme ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas saj do t'i japë zgjidhje krizës politike në vend.

E ftuar në ''Zërin e Amerikës'', Kryemadhi thekson se opozita po pret përgjigje nga mazhoranca në lidhje me propozimin e saj për Reformën Zgjedhore. Për sa i përket çështjes së zgjedhjeve të parakohshme, Kryemadhi beson se kjo nuk është çështja emergjente, por garantimi i standarteve të duhura të zgjedhjeve për shqiptarët.

Ajo u uroi suksese anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese duke shtuar se ''do t'i gjykojë Zoti!''

''Edi Rama po punon që të krijojë një 'deep-state'. Jemi përballë sigurië rajonale, kombëtare. Po rriten influencet e grupet e mëdha, që janë të fuqishme, por që kanë axhendë anti-shqiptare.

Opozita po e paguan faturën e saj për daljen nga parlamenti.

Ne kemi ngritur grupet e punës për Reformën Zgjedhore, paralel me atë parlament. Ne po konsultohemi me partnerët tanë. Ne po presim përgjigje nga mazhoranca për platformën. Reforma nuk bëhet nga një parti, ne nuk jemi vëzhgues. Nuk duhet ta ketë monopol as PD, PS, LSI. Duhet të ketë pjesëmarrje dhe të shoqërisë civile, të intelektualë.

Sot nuk është problem data e zgjedhjeve, por krijimi i besimit te shqiptarët për të patur zgjedhje me standarte.
Mendoj se GJK dhe ngritja e saj, do të zgjidhë ngërçin politik. Nuk njoh asnjërin prej anëtarëve, uroj të jenë të drejtë. Do t'i gjukohjë Zoti'', përfundoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022555112838745
array(1) { ["section"]=> string(93) "kryemadhi-bekon-anetaret-e-rinj-te-gjykates-kushtetuese-nuk-i-njoh-do-t-i-gjykoje-zoti-186017" }