Kryemadhi bën akuzën e FORTË: Edi Rama ka manipuluar fotot me Angela Merkel!

Publikuar tek: politike, më 19:35 13-09-2019 Kryemadhi bën akuzën e FORTË: Edi Rama ka manipuluar fotot me Angela Merkel! Monika Kryemadhi / Rama-Merkel

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar zyrën e Kryeministrit Edi Rama se ka manipuluar fotografitë e takimit me Kancelaren Gjermane Angela Merkel.

Në një intervistë në studion e “Ora News”, Kryemadhi tha se nga fotografitë e shpërndara nga Bundestagu, Merkel shfaqet me xhaketë të kuqe, ndërsa në fotot e shpërndara nga zyra e Kryeministrit, kancelarja shfaqet me xhaketë blu.

“Sigurisht që është bërë manipulim”, tha Kryemadhi.

Por nga një krahasim i thjeshtë i fotove të shpërndara nga të dyja palët, na rezulton se Merkel shfaqet vetëm me xhaketë blu. Nuk dihet çfarë e ka ngatërruar Kryemadhin në këtë rast.

Foto e shpërndarë nga Edi Rama, Anlega Merkel me xhaketë blu

swefwrg34hghdfg.jpg

“Kur nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe e Kancelares, nga zyra e Angela Merkel shpërndahet një foto me xhaketë blu. Sigurisht që është bërë manipulim i fotove nga zyra e Kryeministrit”, u shpreh kryetarja e LSI.

Foto e shpërndarë nga Kancelarja, Angela Merkel me të njëjtën xhaketë

sdfg3egh4gh34.jpg

Megjithatë Kryemadhi shtoi se takimi i Ramës me Merkel nuk shfaq asnjë shenjë pozitive për çeljen e negociatave, pasi ai u prit si pjesë e axhendës së ditës së Kancelares, më tepër si artist.

“Problemi qëndron që sot takimi i Ramës me Kancelaren është një pikë e axhendës së ditës. Kancelarja thotë në Instagram që takova kryeministrin e Shqipërisë që më dhuroi një libër me pikturat e tij. Kjo nuk do të thotë gjë për hapjen e negociatave”, përfundoi Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025966167449951
array(1) { ["section"]=> string(81) "kryemadhi-ben-akuzen-e-forte-edi-rama-ka-manipuluar-fotot-me-angela-merkel-178353" }