Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama i pandehur i sistemit të drejtësisë, kjo është prova që kemi çuar në Prokurori

Publikuar tek: politike, më 11:40 08-01-2018 Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama i pandehur i sistemit të drejtësisë, kjo është prova që kemi çuar në Prokurori

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon sistemit të drejtësisë në vend dhe pasojat që mund të ketë prej tij vetë kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi deklaroi se LSI i ka dërguar një akt-padi organit të akuzës, kundër Edi Ramës, për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre, duke dorëzuar një provë të fortë.

“Rama është frikacak vetë dhe  mendon se ashtu jemi edhe ne të tjerët. Ai e di shumë mirë që LSI nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit, por nga institucionet. Mund të jetë i pandehur i sistemit drejtësië për mënyrën se si ka jetuar e punuar, ka pafundësisht gjëra që ka frikë.

Kemi prova sa të duash. Kemi dorëzuar tashmë një akt-padi në Prokurori për zgjedhjet e 2017-ës, kur Rama i bëri thirrje policisë për tu përfshirë në fushatë në këmbin të kapeles së policit. Deri sot nuk është bërë asgjë në dijeninë time. Ne do ta ridërgojmë akt-padinë tonë edhe një herë kundër Ramës për shkelje të kushtetutës dhe shpërdorimit të detyrës”, u shoreh Kryemadhi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012036085128784
array(1) { ["section"]=> string(122) "kryemadhi-ben-deklaraten-e-forte-rama-i-pandehur-i-sistemit-te-drejtesise-kjo-eshte-prova-qe-kemi-cuar-ne-prokurori-105811" }