Kryemadhi “distancohet” nga Lefter Koka: Bëri ndërhyrje në parti për të na MBYLLUR GOJËN, asnjë kompromis me ata që pasurohen në kurriz të popullit

Publikuar tek: politike, më 10:07 20-10-2020 Kryemadhi “distancohet” nga Lefter Koka: Bëri ndërhyrje në parti për të na MBYLLUR GOJËN, asnjë kompromis me ata që pasurohen në kurriz të popullit Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se ish-ministrit i LSI për Mjedisin, Lefter Koka ka vepruar në mënyrë personale lidhur me koncesionin e inceneratorëve.

Ish-ministri i LSI tashmë është mes të paditurve nga Partia Demokratike në SPAK lidhur me këtë çështje. Por Kryemadhi tha se Koka në atë kohë ndërhynte në parti për t’i mbyllur gojën zërave kundër koncesionit.

“LSI nuk mban asnjë përgjegjësi për sa i përket angazhimeve personale të secilit prej ne. Do të mbanim përgjegjësi nëse do të ishim palë. Petrit Vasili ka qenë i pari kundër edhe pse ndërhyrjet e zotit Koka kanë qenë të shpeshta në parti për të mbyllur gojën për këtë. LSI nuk bën asnjë lloj kompromisi me këdo, edhe drejtues i LSI-së qoftë ai, për të ndërtuar pasurinë apo lumturinë në kurriz të popullit shqiptar”, deklaroi Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodi Zgjedhor, Kryemadhi: Meta do t’i japë DHE NJË SHANS maxhorancës, fitorja tonë do jetë PLEBISHITARE
»
Article Logic
Execution time: 0.010977029800415
array(1) { ["section"]=> string(150) "kryemadhi-distancohet-nga-lefter-koka-beri-nderhyrje-ne-parti-per-te-na-mbyllur-gojen-asnje-kompromis-me-ata-qe-pasurohen-ne-kurriz-te-popullit-224408" }