Kryemadhi e vendosur: Në 30 qershor s' ka zgjedhje! Rama në gjendje të rënduar, dërgon letra çdo 20 orë

Publikuar tek: politike, më 19:37 23-05-2019 Kryemadhi e vendosur: Në 30 qershor s' ka zgjedhje! Rama në gjendje të rënduar, dërgon letra çdo 20 orë

Monika Kryemadhi shprehet se vendosur se në Shqipëri s'ka për të pasur zgjedhje në 30 qershor.

Në një takim me simpatizantët e LSI në Tiranë, në njësinë 8, Kryemadhi komentoi dhe dy letrat e nisur nga Rama në drejtim të Bashës për dialog. Kryetarja e LSI tha se ai është në gjendje të rënduar psikologjike pasi dërgon letra çdo 20 orë.

'Zgjedhje s'ka për të pasur. Do ta bëj si në Kavajë që të thotë s'kam fuqi ti shty zgjedhje. Po pse atëherë i shtyu. Një njëri që çdo 20 orë dërgon letra tregon se është në gjendjen e tij më të rënduar psikologjike se politike po e po. Ne nuk kemi betejë me Ramën. Rama dhe grupi i tij e ka betejën me prokurorinë dhe gjykatat. Ne betejën tonë e kemi për një Shqipëri europiane', tha Kryemadhi.

Më tej, ajo shtoi se Rama ka frikë nga komisionerët e opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit sepse ka planifikuar sipas Kryemadhit të mbushë kutitë me vota.

'Nuk ka zgjedhje në Shqipëri që ti bëj Rama në 30 qershor sic bënte Enver Hoxha. Nëse ky zotëria ka gjithë popullin me vete pse ka frikë nga komisionerët e opozitës në zgjedhje. Pse nuk na pranon dhe ne të jemi dëshmitar të regjimit të tij. Normal se ka bërë plan të mbushte kutiat dhe të thoshte që morën pjesë 99.9 % e shqiptarëve', mbylli fjalën e saj Monika Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13806891441345
array(1) { ["section"]=> string(106) "kryemadhi-e-vendosur-ne-30-qershor-s-ka-zgjedhje-rama-ne-gjendje-te-renduar-dergon-letra-cdo-20-ore-165465" }