Kryemadhi flakë për flakë me Ramën: Eleonora e tij nuk e shpëton dot

Publikuar tek: barometri, më 08:25 30-12-2017 Kryemadhi flakë për flakë me Ramën: Eleonora e tij nuk e shpëton dot

Kryeministri Edi Rama, sot në konferencën përmbyllëse të vitit me gazetarët ka folur edhe për Monika Kryemadhin duke thënë se politikania nuk i ngjan me Avni Rustemin por me Eleonorën e Selitës.

Flakë vjen edhe përgjigja e kryetares së LSI e cila përmes një gjuhe të koduar i thotë Ramës se Eleonora e tij nuk e shpëton dot, ndërsa flet edhe për detox e botox që sipas saj ka bërë kryeministri në Nju Jork, gjatë qendrimit 10 ditor.

“Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë. Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë.

Siç duket as detox-i dhe as botox-i i New Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë. Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse. As Eleonora e tij nuk e shpeton dot, edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo! Janari e më tej do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës”, shkruan Kryemadhi.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020456075668335
array(1) { ["section"]=> string(74) "kryemadhi-flake-per-flake-me-ramen-eleonora-e-tij-nuk-e-shpeton-dot-104897" }