Kryemadhi flet për votimin në Kuvend: Nuk donim të bëheshim pjesë e farsës

Publikuar tek: politike, më 23:53 09-09-2017 Kryemadhi flet për votimin në Kuvend: Nuk donim të bëheshim pjesë e farsës

Në dalje të Kuvendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat.

Në fjalën e saj Kryemadhi është ndalur në disa pika të rëndësishme dhe në arsyet se përse LSI nuk mori pjesë në këtë proces.

“Ne nuk donim të bëheshim pjesë e kësaj farse, duke patur parasysh që ky proces nuk meriton as votën kundër tonën, sepse është një parlament që është deformuar në raportet e veta, në karriket e tij në sallën e Kuvendit nëpërmjet parave të krimit dhe të drogës, të cilët kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve. Kjo është dhe një nga arsyet për të cilën ne nuk morëm pjesë në votim, për të hequr çdo lloj iluzioni dhe çdo lloj gjëje, për të pasur një rezultat të vërtet atë çka ndodh në parlament, dhe për të kuptuar që ajo çka ndodh sot në parlamentin shqiptar do të ndodhi dhe në të ardhmen”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili me herët pati deklaruar se arsyeja që LSI nuk votoi në Parlament është për faktin se donte të shmangte një "rrjedhje" votash. Kryemadhi tha se ky ishte një vendim i grupit parlamentar të LSI në liri dhe vullnet të plotë.

“Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim. Dy ditë më përpara ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në votim. Çdo deputet ka qenë i lirë nëse do të donte për të marrë pjesë, ashtu sikurse ne nuk i kemi ndaluar asnjëherë deputetët as për tu takuar, as për tu përqafuar dhe as për të pirë kafe, qoftë me socialistë qoftë apo me demokratë. Ky ishte një vendim i grupit të cilët në mënyrë koshiente, dhe në ndërgjegje të plotë secili nga ne e realizoi. Kjo ishte dhe një nga arsyet që ne e tregonim me fjalë që nuk marrim pjesë në votim, pra nuk bëhemi pjesë e votimit, për të treguar se secili nga ne kishte individualitetin e tij në thënien e saj. Ajo çka dua të theksoj është se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe ashtu siç prezantohen ndonjëherë në media, por janë edhe më të thella”, tha Monika Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023483037948608
array(1) { ["section"]=> string(79) "kryemadhi-flet-per-votimin-ne-kuvend-nuk-donim-te-beheshim-pjese-e-farses-91768" }