Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka “fajësuar” presidentin Ilir Meta për votën që i dhanë Edi Ramës për t’u zgjedhur kryeministër i vendit.
Ajo u shpreh se beteja e saj nuk është me kryeministrin, pasi ai u gjend në kohën e gabuar dhe vendin e gabuar, por është gabimi i LSI-së që e la Ramën të ishte në krye të vendit dhe të merrte vendimet që ka marrë deri më sot.
“Dëgjuam Ilir Metën votuam Edi Ramën dhe ja ku është vendi sot. Unë betejën nuk e kam me Edi Ramën. Për mua Edi Rama ëshët një qënie njerëzorë që u gjend në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Gabimi ishte i yni që e lamë Edi Ramën të ishte në krye dhe të merrte ato vendime”, tha Kryemadhi.